Harden rrezikon

Basketboll

Harden rrezikon

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:36
Harden rrezikon

Ka zgjatur vetëm 4 minuta rikthimi i basketbollistit James Harden në fushë pas një jave pushim. “Mjekra”, i dëmtuar disa ditë më parë, ishte detyruar të mos luante në dy ndshjet e radhës për Brooklyn Nets në NBA.

Ai u rikthye sot në fushë në fitoren që ekipi i tij arrit ndaj New York (114-112), por pas 4 minutash ai është detyruar të lërë fushën. Sipas stafit mjekësor, lojtari pësoi një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Këtë problem Harden e pati edhe gjatë dëmtimit të parë dhe duket se palët ishin nxituar për ta rikthyer në fushë kaq herët. Trajneri Steve Nash vendosi ta nxjerrë nga fusha shpejt, për të evituar që dëmtimi të jetë i rëndë.

“Herën tjetër nuk do të nxitohemi për rikthimin e tij në fushë. Do të vendosë stafi mjekësor kur do të luajë sërish, duke shpresuar që këtë herë gjërat të zgjidhen ashtu si duhet”, tha Nash.

Pritet që Harden të mungojë të paktën 15 ditë, deri në rikuperimin e plotë. Kjo ishte hera e parë pas 450 takimesh radhazi ku James Harden nuk arrin të realizojë mbi 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat