Java e fundit në Superligë, vendimtare për shumë skuadra

Basketboll

Java e fundit në Superligë, vendimtare për shumë skuadra

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:34
Java e fundit në Superligë, vendimtare për shumë skuadra

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në FIVE STAR Superligë, që ishte një nga më interesantet dhe më të barabartat në basketboll. Vendi i parë dhe vendi i fundit ka dallim vetëm 10 pikë. Ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë skuadra e dytë në renditje që siguron gjysmëfinalen e “play-off”-it, kush do të luajë në “play-out” dhe kush do të bie nga Superliga.

Ponte Prizreni që ka siguruar vendin e parë do të përballet me Trepçën, që ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, aq sa ka edhe Bashkimi dhe një më shumë se Sigal Prishtina, që renditet e shtata.

Ndeshje vendimtare është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Skuadra që fiton siguron “Play-off”-in, ndërsa nëse prishtinasit humbasin dhe Vëllaznimi mund Pejën, atëherë bardhekaltrit do të përfundojnë në pozitën e tetë. Për Prishtinën kjo është ndeshja më e rëndësishme në garat e rregullta, pasi mund të hyjë në “Play-off”, mund të luajë në “play-out” apo të bie në një rang më poshtë garash.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli përballen në duelin direkt për vendin e dytë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron gjysmëfinale e “Play-off”-it.

Sfida e fundit është ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët kanë siguruar vendin e katërt, derisa skuadra kuqezi është e fundit dhe ende shpreson në mbijetesë.

Dy skuadrat e para renditje kualifikohen në gjysmëfinale, derisa vendi i tretë do të luajë me vendin e gjashtë në çerekfinale të “play-off”-it dhe vendi i katërt me të pestin. Vendi i shtatë do të luajë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse vendi i tetë bie në Ligën e Parë.

Renditja pas 27 xhirosh është: Ponte Prizreni 46 pikë, Golden Eagle Ylli 44, Rahoveci 44, Peja 41, Trepça 38, Bashkimi 38, Sigal Prishtina 37 dhe Vëllaznimi 36.

FIVE STAR Superliga – Java 28

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni - Trepça

19:00 Sigal Prishtina - Bashkimi

E diel

17:00 Rahoveci - Golden Eagle Ylli

19:00 Peja - Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat