Peja është finalisti i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri

Basketboll

Peja është finalisti i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri

Nga: K.Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:06
Peja është finalisti i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri

Klub i basketbollit Peja është finalisti i parë i Ligës Unike Kosovë – Shqipëri. 

Pejanët shënuan fitore me rezultat 73:71 (15:17, 20:16, 30:13, 8:25) ndaj Rahovecit, në takimin që u zhvillua në palestrën sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës. 

Në çerekun e parë Rahoveci u treguan skuadër e denjë, ku ishin në epërsi me 15:17, ndërsa në çerekun e dytë, verdhezinjtë përmbysën epërsinë e rivalit (35:33).   

Peja shkëlqeu me lojë, sidomos në çerekun, ku edhe udhëhoqi me 19 pikë (65:56).

Në çerekun e katërt, pejanët ishin komod dhe kjo gati sa iu kushtoi. Në minutën e 37-të, ngushtohet rezultati në 63:67 dhe vihet në pikëpyetje fitorja e Pejës. Në minutën e 39-të, rezultati 71:73. 50 sekondat e fundit të ankthshme për të dyja ekipet!

Megjithatë Peja nuk lejojë përmbysje të rezultatit dhe shënoi fitore me rezultat 73:71. 

Basketbollistët Brandon Walters me 20 pikë, Lis Shoshi e A.j Walton secili 18 pikë, janë efikasi të pejanët. 

Rahoveci zhgënjeu me lojë në çerekun e tretë dhe kjo i kushtojë shtrenjtë. Darrell Davis është më efikasi të rahovecianët, me gjithsej 35 pikë. Peja në finale e pret fituesin e takimit Goga Basket dhe Golden Eagle Ylli.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat