Krasniqi ankohet!

Basketboll

Krasniqi ankohet!

Nga: K.G. Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:14
Krasniqi ankohet!

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, ankohet se sportistët po mbesin jashtë palestrës “1 Tetori” në Prishtinë. 

Ai përmes një postimi në facebook shpreh shqetësimet e tij. 

“Disa fjalë edhe për situatën në ‘1 Tetori’. 

Palestra e sporteve në kryeqytet, tempulli i zhvillimit dhe aktiviteteve sportive, tani e tri jave e bllokuar, ku edhe po bëhet vaksinimi i popullatës.

Marketingu dhe reklamat më në fund arritën qëllimin!? Por sportistët ngelen jashtë dhe po bredhin rrugëve.

E vaksinimi!? Askush nuk e din, se kurrë dhe sa do te zgjaste, si dhe kur do përfundoi!?

Në të gjithë e dijmë se vaksinimi është prioritet mbi prioritete dhe se nevojitet që sa më parë dhe sa ma shumë e popullatës të vaksinohen. Por unë po mendoj se vaksinimi mundet të kryhej edhe diku tjetër, në një hapësirë adekuate, ku nuk ka nevojë të ketë kosha, pastaj porta të hendbollit, rrjete të volejbollit, si dhe semaforë.

Mund të jetë ndonjë hapësirë tjetër dhe të lirohet palestra, se përndryshe siç e dimë në sportistët kur ka ndërprerje të gjata, sportistë vdesin se vepruari, si dhe aktivitetet mbarojnë se ekzistuari.

Nevojitet një intervenim i shpejtë dhe logjik.

Sa ma parë, përndryshe bëhet vonë, shumë vonë!?”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat