Penza fiton finalen e parë

Basketboll

Penza fiton finalen e parë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:13
Penza fiton finalen e parë

Penza ka fituar finalen e parë të “play-off”-it, duke mundur Bashkimin në Prizren 63:84 (9:19, 15:17, 23:15, 16:33).

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 9:19. Perioda e dytë ishte më e barabartë, që përfundoi 15:17, duke shkuar në pushim me shifrat 24:36.

Bashkimi rikthehet fuqishëm në periodën e tretë, duke ngushtuar shifrat dhe duke barazuar rezultatin në 47:47, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:51. Megjithatë, në 10 minutat e fundit, vashat mysafire ishin shumë më të mira, duke fituar 16:33, për të triumfuar në fund 63:84.

Te Bashkimi u dallua Saranda Daci me 27 pikë e 14 kërcime, kurse te Penza u dalluan Gabriele Cooper me 32 pikë e 7 kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë, 9 kërcime dhe 10 asistime.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e EBC Ligës së Femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat