Brooklyn në telashe

Basketboll

Brooklyn në telashe

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:05
Brooklyn në telashe

Skuadra e Brooklyn Nets nuk do të ketë në dispozicion deri në fazën play off një nga yjet e saj, James Harden. I dëmtuar pak ditë më parë, basketbollisti prej kohësh po kryente fizioterapi, për shkak të një problem në kofshën e djathtë.

Situata, në vend që të përmirësohej është përkeqësuar. “Jemi kthyer në pikën e nisjes. Harden do të rikthehet vetëm kur të jetë në formë. Mendoj se do të jetë gati për fazën play off, ndoshta edhe pak më herët”, tha trajneri Steve Nash.

Brooklyn ka patur në dispozicion“Big Three”, tri yjet e saj (Harden, Durant e Irving), vetëm në 7 ndeshje këtë sezon në NBA.

I dëmtuar është edhe Kevin Durant, ndaj i vetmi në dispozicion për momentin është Kyrie Irving.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat