Xhiroja e dytë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor

Basketboll

Xhiroja e dytë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:35
Xhiroja e dytë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor

Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e dytë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor, ku kishte disa takime mjaft interesante te djemtë dhe te vajzat.

Ndeshjet janë zhvilluar në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri.

Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat