Ja disa fakte për Pejën si ka arritur deri në finale

Basketboll

Ja disa fakte për Pejën si ka arritur deri në finale

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:19
Ja disa fakte për Pejën si ka arritur deri në finale

Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ja disa fakte për Pejën: - Skuadra e Pejës kërkon titullin e gjashtë në histori të klubit.

- Hera e fundit ishte në vitin 2013, kur i kishte udhëhequr Dardan Berisha.

- Në çerekfinale të Play-offit kanë mundur Sigal Prishtinën me rezultat 2:1.

- Në gjysmëfinale kanë eliminuar Ponte Prizrenin me 3:2 në seri. Sfida e fundit dhe vendimtare u ndërpre pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

- Peja në garat e rregullta u rendit në vendin e katërt me 15 fitore dhe 13 humbje.

- Pejanët do të ndeshen me therandasit sërish, pasi u përballën në finale të Ligës Unike, ku fituan therandasit 79:82.

- Peja dhe Golden Eagle Ylli ishin ndeshur edhe në finale të Kupës më 2020 në Rahovec, ku fituan pejanët 79:64.

- Trajner i Pejës ishte Adis Berciragic tani trajner i Golden Eagle Yllit.

- Peja ka në radhët e saj Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, anëtar të Përfaqësueses A të Kosovës. Pjesë e grupmoshave të Kosovës janë edhe Albin Berisha e Ermal Bojku.

- Në garat e rregullta, këto dy skuadra u sfiduan katër herë dhe tri herë fitoi Ylli dhe një herë Peja.

- Qendra Brandon Walters ka një mesatare të pikëve prej 23.6 dhe 14.5 kërcime për ndeshje.

- Dardan Berisha ka mesatare prej 19.6 pikëve për ndeshje, 4.9 kërcime dhe 4.6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat