Michael Jordan nostalgjik

Basketboll

Michael Jordan nostalgjik

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:57
Michael Jordan nostalgjik

Pas disa ditësh do të zhvillohet ceremonia e hyrjes së Kobe Bryant në “Hall of Fame” (Hollin e Famës) në NBA. Ai që do të bëjë prezantimin e ish-legjendës së Lakers, i ndarë nga jeta një vit më parë pas një aksidenti me helikopter, do të jetë Michael Jordan.

Jordan, gjatë një interviste, ka zbuluar “live” mesazhet e fundit që ai ka shkëmbyer me Bryant, para se të ndodhte aksidenti tragjik. “Ishte shumë i lumtur edhe pse ishte larguar nga basketbolli. Mesazhet tona të fundit datojnë më 8 dhjetor 2019, dy muaj para aksidentit”, tha Jordan.

Ja biseda Bryant-Jordan:

K.B.: Shishja e tekilas që më nise ishte fantastike.

M.J.: Faleminderit vëllai im.

K.B.: Yes sir. Familja mirë është?

M.J.: Gjithçka mirë, po nga ty?

K.B.: Shumë mirë.

M.J.:Festa të mbara, shpresoj të të takoj së shpejtoitrajner Kobe.

K.B.: Këto momente që flasim jam ulur në stol, po i masakrojmë: 45-8.

Më tej, Michael Jordan vazhdoi: “Këtë mesazh nuk e kam fshirë, pasi tregon natyrën e tij për të qenë kompetitiv. Nëse kam derdhur lot për të ndodhi pasi e doja vërtet. Ka dalë në pah ana ime humane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat