FBK: Kush nuk licencohet nuk ka të drejtë të luajë në edicionin e ri

Basketboll

FBK: Kush nuk licencohet nuk ka të drejtë të luajë në edicionin e ri

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:31
FBK: Kush nuk licencohet nuk ka të drejtë të luajë në edicionin e ri

Siç e dini Federata e Basketbollit e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Synergy, që do të fillojë me transmetime nga fillimi i edicionit të ardhshëm.

Synergy Sports ka lidhur partneritet shumëvjeçar me Federatën e Basketbollit të Kosovës për të transformuar palestrat e basketbollit në Kosovë në “Palestra të Lidhura me FIBA-n”. Partneriteti do t'i sigurojë Federatës së Basketbollit të Kosovës zgjidhje të përparuara dhe të automatizuara për të xhiruar dhe prodhuar transmetime të drejtpërdrejta me cilësi të lartë për garat e basketbollit në të dyja konkurrencat, meshkujve dhe femrave.

Andaj është e obliguar që të fotografohen të gjithë lojtarët dhe lojtaret. Kjo vlen për licencimin e tyre për edicionin e ardhshëm. Kush nuk licencohet nuk ka të drejtë të luajë në edicionin e ri.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të dërgojë dy persona në qytetet e Kosovës, kurse lojtarët/et e kanë të obliguar të veshin fanella të bardha.

Fotografimi do të bëhet në qendrat e mëdha të Kosovës dhe është i obliguar për secilin lojtar/e.

Njoftimi për klubet e qyteteve ku do të bëhet fotografimi do të dërgohet me kohë", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat