Partizani mposht Dinamon

Basketboll

Partizani mposht Dinamon

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:12
Partizani mposht Dinamon në duelin e parë për një vend në Superligë!

Partizani mposht Dinamon në duelin e parë për një vend në Superligë!

Teksa 4 ekipet me të mira të Superligës në basketboll për meshkuj luajnë mes tyre në gjysmëfinalet e play off-it për titullin kampion, një garë interesante është edhe ajo mes Partizanit dhe Dinamos, që luajnë për një vend mes ekipeve më të mira sezonin e ardhshëm.

Në derbin e parë kryeqytetas, Partizani fitoi 78-71 ndaj “bluve” në “Asllan Rusi”, duke udhëhequr 1-0 serinë e play out-it. Një sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, teksa të dyja ekipet dueluan fort mes tyre, por në fund fituan të “kuqtë” e trajnerit Borova.

Skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet siguron të drejtën të luajë në Superligë sezonin tjetër., ndërsa humbësja do të luajë në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat