Vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:32
Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 07.06.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

E ka miratuar Raportin e Punës për muajin Maj.

E ka miratuar Raportin Financiar për muajin Maj.

E ka miratuar në parim Raportin e Komesarit të Garave të FBK-së.

E ka miratuar Raportin e Punës për Festivalin e MiniBasketbollit dhe të Ligës së Sportit Shkollor.

I ka miratuar propozim afatet për edicionin e ri të garave.

I ka miratuar propozimet për Kriteret për Licencim dhe Garim që nga edicioni i ri në Superligën e Kosovës dhe ligat e tjera.

I ka miratuar në parim propozim ndryshimet në Rregulloren e Përfaqësueseve të Kosovës.

I ka miratuar propozim ndryshimet në Rregulloren për Agjentë/Kompanitë e kontraktuara për Sponsorizim të FBK-së.

I ka konfirmuar Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së dhe e ka miratuar në parim Rregulloren për Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre, bëhet e ditur në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat