Lëndohet Irving

Basketboll

Lëndohet Irving

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:17
Lëndohet Irving

Dëmtimet vazhdojnë të përndjekin skuadrën e Brooklyn Nets, që në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të NBA-së ndaj Milwaukee nuk do të jetë as James Harden, i dëmtuar dy javë më parë dhe as Kyrie Irving.

Ky i fundit u dëmtua në sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj Bucks dhe sipas stafit mjekësor të Nets nuk do të luajë në takimin e radhës. Lojtari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes dhe rrezikon të mungojë edhe në takimin e gjashtë.

Brooklyn e Milwaukee janë në barazim 2-2 me ndeshje dhe mungesa e tij mund të ndikojë në paraqitjen e Nets në fushë. Tashmë trajneri Steve Nash do të ketë vetëm Kevin Durant nga “big three”.

“Kemi shumë mungesa dhe nuk do të ngutim askënd të rikthehet të luajë pa u rikuperuar 100%. Do të marrim vendimin e duhur në momentin e duhur. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë”, tha trajneri i Brooklyn, Steve Nash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat