Në Rahovec është organizuar një turne i vajzave U15

Basketboll

Në Rahovec është organizuar një turne i vajzave U15

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:40
Në Rahovec është organizuar një turne i vajzave U15

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në kuadër të projektit për zhvillim të gjeneratave të reja të FIBA Europe YDF (Youth Development Fund) sot në palestrën "Mizahir Isma" në Rahovec është organizuar një turne i vajzave U15.

Nëpërmjet këtij turneu, ku morën pjesë 6 ekipe do të bëhet përzgjedhja e lojtareve të kësaj gjenerate për Kampin Nacional të Federatës së Basketbollit të Kosovës, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit korrik në Prishtinë, në të dyja konkurrencat.

Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës është Kamp Zyrtar dhe fëmijët që do të përzgjedhën për këtë kamp (vajza e djem) do të jenë pjesë e projektit të përbashkët me FIBA Europe, Federatën e Turqisë, të Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Krahas kampit fëmijët (vajza e djem) do të marrin pjesë në 5 turne (Turqi, Rumani, Kosovë, Bullgari e Maqedoni të Veriut), kurse për trajnerët do të organizohen Webinare me trajnerë me renome ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat