Bucks fitojnë sërish ndaj Hawks, marrin avantazhin në finalen e Konferencës Lindore

Basketboll

Bucks fitojnë sërish ndaj Hawks, marrin avantazhin në finalen e Konferencës Lindore

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:27
Bucks, Hawks

Milwaukee Bucks ka mposhtur Atlanta Hawks 113 – 102.

Bucks kanë triumfuar ndaj Hawks në ndeshjen e tretë finale të Konferencës Lindore 113-102, raporton lajmi.net.

Më të dalluarit në fitoren e Bucks ishin: Khris Middleton me 38 pikë, 11 kërcime, shtatë asistime dhe Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 11 kërcime, katër asistime.

Te Hawks më të mirët ishin Trae Young me 35 pikë, katër asistime dhe Danilo Gallinari me 18 pikë e katër kërcime, që në fund ishin të pamjaftueshme për të arritur fitore në këtë ndeshje.

Bucks tani avancojnë 2-1 në serinë e finales së Konferencës Lindore.

Rezultati përfundimtarë:

Atlanta Hawks 102 – 113 Milwaukee Bucks(1-2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat