Nga James deri tek Leonard, yjet e NBA-së që do të mbesin pa kontrata

Basketboll

Nga James deri tek Leonard, yjet e NBA-së që do të mbesin pa kontrata

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Sezoni në NBA është afër fundit dhe shumë lojtarë do të mbeten pa kontrata.

Seria e finales së NBA ndërmjet Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns është afër fundit, që do të thotë që edhe sezoni i NBA do të përfundojë së shpejti.

Kjo do të thotë që shumë lojtarë do të mbeten pa kontratë dhe mund të largohen me parametër zero në rast se “joshen” nga ndonjë klub tjetër ose nuk rinovojnë kontratën.

Më poshtë mund të shihni 10 basketbollistë që do të mbesin pa kontratë pas përfundimit të sezonit.

Giannis Antetokounmpo

Basketbollistit grek do t’i skadojë kontrata pas finales ndaj Phoenix dhe në rast se merr ndonjë ofertë të mirë ai mund të largohet nga Milwaukee Bucks, skuadër me të cilën është gati të fitojë titullin e parë në 50 vitet e fundit.

LeBron James

LeBron James ka opsion ta vazhdojë automatikisht kontratën e tij 41 milionëshe, por ai gjithashtu mund ta ndërpresë bashkëpunimin me Lakers nëse dëshiron të ndërrojë skuadër.

Edhe presidenti i Cleveland Cavaliers kishte bërë publike dëshirën e tij për rikhtimin e “King James” aty ku gjithçka filloi.

Kawhi Leonard

Njëri nga basketbollistët më të mirë këtë sezon për LA Clippers, Leonard ka kontratë me Clippers por ekziston një klauzolë në kontratën e tij e cila lejon largimin e tij.

Trajneri i Clippers Doc Rivers ka deklaruar që Leonard është jetik dhe ata dëshirojnë me çdo kusht qëndrimin e tij, megjithatë ka shumë skuadra të cilat janë të interesuara për të.

Paul George

Edhe Paul George ka mundësinë opsionale të largimit nga Clippers pasi këtë gjë e lejon klauzola në kontratën e tij. Ai në kombinim me Leonard ishin fantastikë në paraqitjet e tyre për Clippers.

Rudi Gobert

Gobert është rikuperuar dhe pati paraqitje të mira për Utah Jazz pas incidentit të tij me COVID-19 gjatë marsit, mirëpo sipas raportimeve nga mediat amerikane, Utah mund të kërkojë ta transferojë Gobert para afatit kalimtar të NBA 2021 nëse një kontratë e re afatgjatë nuk duket e mundshme.

Victor Oladipo

Spekulohej se Oladipo kishte kërkuar një transferim nga Indiana, mirëpo ishte vet basketbollisti që e kishe mohuar një gjë të tillë. Por sipas raportimeve kontrata e tij është afër skadimit dhe një mundësi e transferimit të tij është shumë e mundur.

Jrue Holiday

Milwaukee Bucks paguan shumë të madhe parash për ta sjellë atë në skuadër ku në fakt ai shkëlqeu në partneritet me Antentokounmpon dhe tani frika më e madhe ësthë se pas grekut edhe Holiday mund të largohet. Ai pati një mesatare prej 19 pikë për ndeshje, ndërsa kontrata e tij është afër skadimit.

Kyle Lowry

Nëse Toronto Raptors dëshirojnë të sjellin ndonjë basketbollist të kalibrit të Antentokounmpos, atëherë Lowry do të largohet pasi paga dhe kushtet e tij janë shumë të larta për klubin.

DeMar DeRozan

DeRozan pavarësisht paraqitjeve të mira me Spurs, këta të fundit duket se kanë objektiv ta largojnë nga skuadra pas skadimit të kontratës me objektivin e freskimit të skuadrës për sezonin e ri të NBA.

Gordon Hayward

Hayward me gjasë do të ketë dëshirë të shfrytëzojë opsionin e zgjatjes së kontratës së tij prej 34 millionë dollarë, por Celtics nuk mund të jenë të kënaqur pas paraqitjeve të tij në sezonin e fundit dhe siç duket janë të interesuar për ta hequr barrën e madhe të pagës së tij gjigante. Ai mund të largohet pas përfundimtit të kontratës duke mos e vazhduar bashkëpunimin me Boston Celtics.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat