Klub i basketbollit Prizreni (ish Ponte Prizreni) konfirmon pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës dhe në Ligën Unike.
“KB Prizreni sot ka konfirmuar drejtuesit e FBK-së dhe Ligës Unike që do jemi pjesëmarrës në dy kompeticione .
Javën që kaloi në një vizitë klubit ishin Drejtori i ligës Unike z. Dren Zatriqi së bashku me sekretaren e FBK-së znj. Elvira Dushku ku nga afër u interesuan për të rejat dhe ambiciet e skuadrës.
Të njejtit komplimentuan punën dhe rezultatet e klubit në vitet e fundit.
Ne sot zyrtarisht e dorëzuam pjesëmarrjen!”, njofton KB Prizreni.