Fetahu e mirëpret ish-basketbollisten e njohur, Shemsije Stublla

Basketboll

Fetahu e mirëpret ish-basketbollisten e njohur, Shemsije Stublla

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:22
Fetahu e mirëpret ish-basketbollisten e njohur, Shemsije Stublla

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu e ka mirëpritur sot në një takim ish-basketbollisten e njohur, Shemsije Stublla.

Kryetari i FBK-së e ka përgëzuar Stubllën për kontributin e saj në basketbollin femëror në Kosovë. I pari i basketbollit të Kosovës gjithashtu e ka falënderuar për fjalimin e saj që ka pasur para basketbollisteve të Kosovës në përgatitjet e Kosovës A për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. “Stublla është shembull për gjeneratat e reja.

Ajo nuk arriti të përfaqësojë Kosovën, por tashmë gjeneratat e reja e kanë këtë mundësi.

Pasi nuk ka mundur të përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare, po ua dhurojmë një fanellë në shenjë simbolike për përkrahjen tuaj dhe shpresojmë se do të vazhdoj të ndihmojë basketbollin e Kosovës”, është shprehur Fetahu.

Ndërkohë, ish-basketbollistja e Universitetit të Prishtinës është shprehur falënderuese për përkrahjen e FBK-së ndaj saj, por edhe basketbollit të femrave në Kosovë. Ajo ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Kosovën në bazë të mundësive.

Në fund, kryetari Fetahu ia dhuroi edhe një fanellë të Kosovës.

Shesmije Stublla ka luajtur për Universitetin e Prishtinës deri në vitin 1989 për t’u transferuar më pas në Maribor. Ajo ka qenë lojtare aktive deri në vitin 2000, ndërsa tani jeton dhe vepron në Slloveni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat