Fotis Takianos vazhdon me KB Rahovecin

Basketboll

Fotis Takianos vazhdon me KB Rahovecin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:54
Fotis Takianos vazhdon me KB Rahovecin

KB Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimt me trajnerin Fotis Takianos.

KB Rahoveci ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

Në fakt, Takianos kishte deklaruar se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, mirëpo siç shpjegon klubi ata arritën marrëveshje falë bashkëpunimit të mirë që kishin.

"Siç e kemi thënë edhe në përmbyllje të edicionit, se kur ia dhamë lamtumirën, ai nuk kishte pranuar. Thellë, thellë brenda vetes dinte se do të bashkoheshim sërish. Dhe ashtu ndodhi! Klubi ka kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen me trajnerin Fotis Takianos.

Në edicionin e ri ai do të bëjë më të mirën për ngjyrat bardhekaltër nga “Mizahir Isma”, shkruhet në njoftimin e KB Rahoveci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat