Me kontratë të dytë me vlerë prej 200 milion dollarë

Basketboll

Me kontratë të dytë me vlerë prej 200 milion dollarë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:14
Me kontratë të dytë me vlerë prej 200 milion dollarë

Njëri nga basketbollistët më të mirë të NBA-s, Stefon Kerri, firmosi kontratën 4 vjeçare me Golden Stejtin në vlerë prej 215 mln dollar. Me këtë akt , Kerri shkruan histori, pasi që është i vetmi që në karrierën e tij ka firmosur dy kontrata me vlerë më shumë se 200 mln dollar.

Sezonin e ardhshëm është i fundit nga kontrata e mëparshme, që ishte me vlerë prej 201 mln dollar, me të cilën në sezonin 2021/2022 do të arkëtojë 45.8 mln dollar.

Ndërkohë me kontratën e re, në sezonin 2022/23, Stefon Kerri do të përfitojë 48 mln dollar.

Në tre vitet e ardhshme, të ardhurat e tij do ët zgjërohen dhe atë nga 51.9 mln dollar në 55.7 dhe në sezonin e fundit do të arkëtojë 59.6 mln dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat