​Sigal Prishtina prezanton trajnerin Nazor, shpalosen objektivat për sezonin e ri

Basketboll

​Sigal Prishtina prezanton trajnerin Nazor, shpalosen objektivat për sezonin e ri

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga konferenca

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina përmes një konference zyrtare për media ka bërë zyrtare sot emrin më të ri të klubit, trajnerin kroat Ante Nazor.

Nazor është trajneri i ri i skuadrës së basketbollit të Prishtinës, ku në të kaluarën ka korrur suksese të mëdha, përfshirë këtu pesë medalje në basketbollin kroat..

Me këtë rast, ka folur presidenti i KB Sigal Prishtinës Burim Maraj, i cili tregoi që me ardhjen e Nazor klubi do të jetë në duar të sigurta dhe se sukseset nuk do të mungojnë.

Maraj: Partneriteti me Nazor do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë mes dy palëve.

“Besoj që klubi do të ketë një të ardhme shumë të mirë dhe sukseset nuk do të mungojnë gjatë këtij sezoni. Vlen të theksohet që kemi bërë shumë që të kemi një fond të lojtarëve vendorë me prespektivë të jashtëzakonshme dhe kemi besim shumë tek ta. Andaj, shumë shkurt me disa fjalë do të prezantoj trajnerin tonë Ante Nazor, i cili vjen me një përvojë të gjatë me klubet më me nam nga Kroacia si Cibona, Zadra dhe ato nga Hungaria dhe Maqedonia e Veriut. Po ashtu siç e kam potencuar edhe më herët zoti Nazor ka një përvojë të jashtëzakonshme me gjeneratat e reja të basketbollit kroat, ku si trajner i gjeneratave të reja të Kroacisë fitoi pothuajse çdo gjë, si medaljen e artë në Kampionatin Evropian U16, të bronztën në Botërorin e U17, të argjendtën në atë Evropiane me U18, dhe argjendtën në Botërorin e 2015 me U19. Me zotin Nazor kemi bërë shumë punë që nga fillimi i angazhimit të tij në klub dhe mendoj që ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi më afatgjatë mes dy palëve”, tha Maraj.

Pas fjalëve të Maraj, fjalën morri edhe trajneri i ri Ante Nazor i cili tregoi që besimin që ia dhanë krerët e Sigal Prishtinës do ta shpërblej me profesionalizëm, dhe do të tregoj përkushtim dhe profesionalizëm të madh deri në ditën e fundit.

Nazor: Kemi një ekip të ri dhe duhet të jemi të durueshëm, do ta rikthej besimin që kanë krerët e Sigal Prishtinës tek unë.

“Gjatë kësaj vere ne patëm një marrëveshje për të marrë një vend si trajner në këtë klub dhe për të ndihmuar të gjitha kategoritë, dhe jam shumë i lumtur, dua të falënderoj bordin, menaxherët e mi, ata më dhanë shumë besim, dhe unë dua ta kthej këtë besim me etikën time të punës, me profesionalizëm, dhe duke i vendosur lojtarët e mi në nivelin më të lartë përmes aftësive të tyre, dua të falënderoj asistentët e mi, ata tregojnë përkushtim, tregojnë besnikëri, profesionalizëm të madh, dhe nga dita në ditë ekipi ynë po bëhet gjithnjë e më i mirë, dhe ne shpresojmë që ne do të luajmë kështu në çdo ndeshje tjetër, për të qenë akoma më mirë, dhe në këtë mënyrë ne po përgatitemi për ndeshjen e nesërme, që është fillimi ynë i këtij kampionati. Ne kemi një ekip të ri, prandaj duhet të jemi të durueshëm, dhe ne po vendosim një profesionalizëm, një etikë pune, sepse duhet të luajmë me shumë energji, me shumë reagime, me një mbrojtje të mirë, dhe veçanërisht duhet të shtojmë pikë tek shpirti ekipor, dhe të bëjmë lojë ekipore... dhe unë dua që ju të vini këtu çdo ndeshje tjetër dhe ta mbështesni këtë ekip të ri”, tha Nazor.

Po ashtu, për media foli edhe drejtori gjeneral dhe legjenda e klubit Edmond Azemi, i cili tregoi objektivat e Sigal Prishtinës dhe po ashtu jepi edhe informata mbi akademinë e të rinjëve.

Azemi: Momentalisht projekti i akademisë është pezulluar shkaku i virusit të ri Delta.

“Qëllimet i dini, ju kam treguar dhe bashkarisht me presidentin po punojmë, dhe presidenti tha më herët për akademinë e basketbollit të Prishtinës, sepse momentalisht e dini qe e kemi anuluar për shkak të pandemisë, për shkak që e dini që ky virusi i ri Delta që është duke përfshirë edhe shëndetin e fëmijëve tanë, dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kemi anuluar. Besoj që shumë shpejtë do të gjejmë një datë të caktuar kur do të fillojmë angazhimin tanë për akademinë”, tha Azemi.

Po ashtu, legjenda e “Plisave” në fund u pyet edhe rreth garës për titull, për të cilën parashikoi vetëm tre skuadra që do të marrin pjesë në të.

Azemi: Sigal Prishtina, Peja, Trepça dhe Ylli do të jenë në garë për tu shpallur kampionë.

“Normal që duhet me pas parasysh se Ylli i Suharekës është shpallur kampionë domethënë i Ligës Unike dhe kampion i Kosovës vitin e kaluar, ata do të jenë konkurrenti kryesorë. Po ashtu, duhet llogaritur edhe Trepça. Trepça domethënë këtë vit domethënë ka punuar shumë, e ka krijuar një ekip shumë shumë stabile, me trajner të ri me lojtar të ri dhe ata domethënë kanë me qenë bashkë me Pejën besoj rivalët kryesorë për ta fituar titullin”, tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat