Takime interesante në Kampionatin e Kosovës

Basketboll

Takime interesante në Kampionatin e Kosovës

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:27
Takime interesante në Kampionatin e Kosovës

Java e parë e Art Motion Superligës vazhdon me ndeshje mjaft interesante.

Sonte do të sfidohen Trepça me Golden Eagle Yllin, një përballje që pritet e paparashikueshme. Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit. Të dy skuadrat do të tentojnë të nisin Kampionatin me fitore, në një edicion interesant që pritet të jetë i barabartë, ashtu si edicionin e kaluar.

Prizreni 16, që fitoi Superkupën do të përballet me Rahovecin. Prizrenasit edicionin e kaluar garat e rregullta i përfunduan në pozitë e parë dhe këtë sukses do të mundohen të realizojnë edhe këtë vit, kurse Vreshtarët hynë me synime të mëdha, pasi nuk arritën të fitojnë trofe edicionin e kaluar.

Xhiroja e parë përmbyllet me ndeshjen Peja-Bashkimi, që zhvillohet të enjten, kurse Sigal Prishtina të martën mundi bindshëm Dritën 124:56.

Java I

Drita - Sigal Prishtina 56:124

E mërkurë

17:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 - Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat