NBA: 85% e basketbollistëve të vaksinuar, ja protokolli për të tjerët

Basketboll

NBA: 85% e basketbollistëve të vaksinuar, ja protokolli për të tjerët

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:41
NBA: 85% e basketbollistëve të vaksinuar, ja protokolli për të tjerët

Vaksinimi i basketbollistëve që luajnë në NBA nuk do të jetë i detyrueshëm edhe pse deri më tani, 85% e tyre e kanë kryer vaksinën anti-Covid. Ka qenë ky vendimi që ka marrë NBA pas takimeve që ka patur së fundit me shoqatën e basketbollistëve (kjo e fundit konfirmoi përqindjen e të vaksinuarve).

Palët kanë negociuar për protokollin e sigurisë që do të aplikohet gjatë sezonit të ri sportiv 2021-2022.

Siç dihet, NBA e bëri të detyrueshëm vaksinimin për gjyqtarët, trajnerët, stafet drejtuese, gjyqtarët e tavolinës etj., por jo për basketbollistët.

Gjithsesi, këta të fundit mund të kenë protokoll ndryshe sigurie. Mendohet se lojtarët e pavaksinuar të mos qëndrojmë në dhoma zhveshje me ata të vaksinuarit, të udhëtojnë më vehte dhe të ushqehen në mjedise të veçanta.

Kjo ende nuk është zyrtare, por palët po negociojnë që të mos ketë ndarje të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat