Teuta largon një amerikan dhe sjell një tjetër

Basketboll

Teuta largon një amerikan dhe sjell një tjetër

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:27
Teuta largon një amerikan dhe sjell një tjetër

Merkato e basketbollit vijon të dhurojë surpriza, ndërkohë që këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri sportiv 2021-2022.

Më aktive në merkato janë ekipet e Teutës dhe Vllaznisë për meshkuj.

Skuadra shkodrane ka afruar në radhët e saj basketbollistin malazez Nikola Rakocevic, që vjen nga ekipi i All Stars. Një përforcim që konsiderohet i rëndësishëm për shkodranët, që më herët kanë sjellë edhe dy amerikanë.

Nuk mbetet më pas në merkato edhe Teuta kampione, që orët e fundit ka konfirmuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cameron Satterwhite. Ai luan në pozicionet 1-2.

Teuta konfirmon gjithashtu se basketbollisti Ty Nichols, i ardhur një muaj më parë, është larguar, duke bërë që numri i amerikanëve të durrsakët të mbetet 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat