Fitore e thellë për Yllin

Basketboll

Fitore e thellë për Yllin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:07
Fitore e thellë për Yllin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 (8:28, 19:21, 14:28, 30:29), në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.

Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77. 10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.

Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat