Dita e gjysmëfinaleve

Basketboll

Dita e gjysmëfinaleve

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:33
Dita e gjysmëfinaleve

Vlora është qyteti mikpritës i Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 13 Tetor, kurse finalja më 14 Tetor. Skuadrat pjesëmarrëse janë Flamurtari nga Vlora, Penza nga Peja, Partizani nga Tirana dhe Prishtina.

Në përballjen e parë takohen Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Bardhekaltret nga Prishtina është fituese të Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishin finaliste të Superkupës. Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.

Në sfidën tjetër takohen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi fitoi Kupën e Federatës së Shqiptarë dhe është kampion i Shqipërisë.

Finalja zhvillohet të enjten nga ora 19:00. Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, kurse më pas do të fillojë Liga Unike te femrat me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Organizimi i Superkupës Mbarëkombëtare ndihmohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.

Orari

13 Tetor

16:00 Prishtina-Partizani

19:00 Flamurtari-Penza

14 Tetor

19:00 Finalja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat