Prishtina-Penza, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë

Basketboll

Prishtina-Penza, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:30
Prishtina-Penza, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, ku do të përballen dy skuadrat nga Kosova, Prishtina dhe Penza nga Peja. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Vlorë.

Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.

Kështu në finalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike do të ndeshet dy skuadrat nga Kosova. Prishtina dhe Penza luajtën edhe në finale të Superkupës së Kosovës, ku fitore shënuan vashat pejane.

Ndeshja transmetohet në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion dhe Kujtesa në Kosovë.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.

Në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat