Golden Eagle Ylli triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare

Basketboll

Golden Eagle Ylli triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:59
Golden Eagle Ylli triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe kjo u karakterizua gjatë gjithë çerekut të parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 17:16. Skuadra nga Theranda ishte më e mirë në periudhën e dytë, duke qenë efikase në sulm dhe me mbrojtje të fortë arriti që të ketë epërsi deri në 13 pikë, 40:27, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 40:30.

Therandasit ishin në epërsi edhe gjatë periodës së tretë, duke e kontrolluar lojën, për të qenë në epërsi konstante, kurse prishtinasit nuk arrinin të afrojnë rezultatin.

Pas një lojë të barabartë, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:48.

Prishtina nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në 67:63, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 76:67.

Kupën kapitenit të Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

MVP u shpall Mikaile Tmusiq, ndërsa çmimin ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Më herët Ylli ka fituar Ligën Unike, dy trofetë e deritashëm në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat