Tani përfundon pas grilave

Basketboll

Tani përfundon pas grilave

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:44
Tani përfundon pas grilave

Ish basketbollisti NBA-s, Delonte Uest, u arrestua në Florida, pasi që në gjendje të alkoolizuar filloi të prish rendin dhe qetësinë në qytetin amerikan, duke trokitur pa kontroll në çdo dyer të shtëpive në rrethin ku jetonte. Fqinjët e tij kanë reguar menjëherë, duke aktivizuar policinë, një akt që edhe më shumë frustroi ish yllin e NBA-s, i cili  rrezistoi edhe më shumë gjatë arrestimit.

Ish kolegu i Lebron Xhejmsit, kishte probleme psiqike gjatë karrierës së tij basketbollistike, ndërsa më vonë iu “dorëzua” veseve të këqia (alkool dhe narkotikë) dhe jeta e tij u shpërbë plotësisht.

Uest kishte një karrierë të suksesshme në NBA, dhe në draftin e vitit 2004, ishte zgjedhja e 24-të nga Bostoni, pas së cilës luajti për Sietllin, Dallasin dhe Klivlendin. Në vitin 2012 mbyll karrierën aktive në NBA, ndërsa më vonë luajti edhe në Kinë, ku në vitin 2015 mbylli karrierën në përgjithësi.

Vitin e kaluar, pronari i Dallasit, gjeti ish yllin e basketbollit në gjendje të vështirë në një pompë të benzinës dhe vendosi që ta ndihmojë, mirëpo tani sërisht Delonte Uest është dorëzuar veseve të alkoolit dhe narkotikëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat