Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Basketboll

Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:18
Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit fillojnë shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 22:30. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, 26:41, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 49:56.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62, e më pas zhvillohet lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u mundonin të rikthehen dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante. Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e pesë asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat