Tirana starton me fitore në ndeshjen dramatike me Rahovecin

Basketboll

Tirana starton me fitore në ndeshjen dramatike me Rahovecin

Nga: K.Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:54
Tirana starton me fitore në ndeshjen dramatike me Rahovecin

Tirana starton me fitore në Ligën Unike Shqipëri – Kosovë në basketboll.

Tirana para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 79:74 (22:11, 18:20, 13:23, 26:18) Rahovecin, në kuadër të javës së parë.  

Ndeshja u karakterizua me rivalitet, sidomos në minutën e 30-të Rahoveci ishte në epërsi (53:54). 

Çereku i fundit ishte fatal për Rahovecin, ndërsa Tirana e administroi lojën më mirë, ishin më të saktë dhe arritën fitore të madhe në hapje të edicionit.

Në minutën 35-të, Tirana udhëhoqi me 71:62,  por mysafirët ngushtuan në 77:74 një minutë pa përfunduar takimi. 
Megjithatë Tirana triumfon me rezultat 79:74.

Në radhët e Tiranës u dalluan Endrit Hysenagolli me 22 pikë, Julian Hamati 19, Eldi Hysa me 19 pikë dhe te Rahoveci Milik Yarbough me 21 pikë e Musab Mala me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat