Kampionët triumfojnë në Shkodër

Basketboll

Kampionët triumfojnë në Shkodër

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:12
Kampionët triumfojnë në Shkodër

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultat 67:79 (19:17, 23:20, 9:17, 16:25), në javën e parë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, ku kjo pjesë përfundon 19:17.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:20, për të shkuar në pushim me rezultat 42:37.

Por, kampionët e Ligës Unike dhe fituesit e Superkupës Mbarëkombëtare rikthehen fuqishëm në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë.

Ata shkrinë epërsinë e vendasve dhe kaluan në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:54.

Në 10 minutat e fundit, Ylli shtoi edhe më shumë epërsinë, duke e kontrolluar lojën deri në fund për të triumfuar me rezultat 67:79.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat