Profili i basketbollistëve në Qendrën Nacionale të Basketbollit

Basketboll

Profili i basketbollistëve në Qendrën Nacionale të Basketbollit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:09
Profili i basketbollistëve në Qendrën Nacionale të Basketbollit

Basketbollistët në Qendrën Nacionale të Basketbollit po stërviten dy herë në ditë. Ky projekt madhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka filluar javën e kaluar dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij edicioni.

16 basketbollistë janë përzgjedhur nga e tërë Kosova, ku do të qëndrojnë së bashku dhe stërviten dy herë në javë për pesë ditë, kurse gjatë fundjavës do të bashkohen me klubet përkatëse të tyre.

Basketbollistët shihen si me potencial për të ardhmen dhe do të ndihmojnë Përfaqësueset e Kosovës, si dhe basketbollin e Kosovës.

Qendra Nacionale e Basketbollit udhëhiqet nga Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi, ish-trajner i mirënjohur e me trofe, nga Driton Obërtinca si koordinator dhe trajneri Valentin Spaqi.

Atmosfera tek lojtarët është shumë e mirë, ku po shoqërohen mes veti dhe po japin maksimumin në stërvitje, kurse do të kenë shumë ndeshje miqësore me klubet kosovare, por edhe me shtetet tjera për të fituar sa më shumë përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat