Boston Celtics fiton derbin

Basketboll

Boston Celtics fiton derbin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:16
Boston Celtics fiton derbin

Mbrëmë u zhvilluan duelet e radhës në NBA. Disa ndeshje interesante u luajtën në ligën më të fortë të bastbollit në botë NBA.

Boston Celtics ka arritur të fitojë derbin ndaj rivalëve të përjetshëm La Lakers me rezultat 130-108.

Në dy çerekët e parë Lakers ishin më të mirë, duke qenë në epërsi konstante.

Megjithatë, në dy çerekët e fundit Celtics ishin dukshëm më të mirë duke arritur të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë në fund 130-108.

Më meritori në fitoren e Bostonit ishte Jayson Tatum me 37 pikë e 11 kërcime ndërsa Marcus Smart shtoi 22 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Te Lakers më i miri ishte Anthony Davis me 31 pikë, gjashtë kërcime, dy asistime.

Në anën tjetër Golden State Warrios kanë vazhduan formën e lartë duke mposhtu Detroit Pistons me rezultat 102-105.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat