Vëllaznimi nuk ndalet, fitorja e gjashtë radhazi

Basketboll

Vëllaznimi nuk ndalet, fitorja e gjashtë radhazi

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Vëllaznimi nuk ndalet, fitorja e gjashtë radhazi

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj AS Prishtinës në kryeqytet me rezultat 59:79, duke regjistruar fitoren e gjashtë në Ligën e Parë dhe duke qenë skuadra e vetme në këtë rang garash, që nuk di për humbje dhe favoritja kryesore për të hyrë në Superligë. Ndërkohë, AS Prishtina ka dy fitore dhe katër humbje.

Në ndeshje shumë interesante, Vushtrria ka mundur Istogun me shifrat 76:58. Vushtrriasit kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse istogasit dy fitore dhe katër humbje.

Në ndeshjen e parë të kësaj xhiro, Marigona Hill Prishtina ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 77:93. Marigona Hill Prishtina ka dy fitore dhe katër humbje, ndërsa prishtinasit tri fitore dhe tri humbje.

Feronikeli ka pësuar humbjen e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke u mundur nga Dardanët 81:93. Skuadra nga Klina ka tri fitore dhe tri humbje.

Liga e Parë - Java 6

Prishtina e RE - Marigona Hill Prishtina 77:93

Feronikeli – Dardanët 81:93

AS Prishtina – Vëllaznimi 59:79

Vushtrria – Istogu 76:58

Borea - NEW Basket

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat