Ylli arrin marrëveshje me basketbollistin kroat

Basketboll

Ylli arrin marrëveshje me basketbollistin kroat

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:38
Henrik Sirkon

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle YLLI, ka arritur marrëveshje me basketbollistin kroat, Henrik Sirko.

Ku i fundit ishte pjesë e Klubit të Basketbollit Peja, por që pikërisht pas ndeshjes me skuadrën nga Suhareka, i prishi raportet me klubin ku bënte pjesë, ku u raportua për mosmarrëveshje mes tij dhe kryesisë së klubit.

Pas asaj ndeshje të vlefshme për Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës, klubi pejan e kishte suspenduar fillimisht lojtarin, për çështje disiplinore, më pas edhe i ndanë rrugët.

Burime brenda klubit nga Suhareka, konfirmojnë që të dyja palët tashmë janë dakorduar dhe së shpejti pritet edhe zyrtarizimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat