Dardanët kundër Danimarkës

Basketboll

Dardanët kundër Danimarkës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Dardanët kundër Danimarkës

Për festën e 28 Nëntorit, Dardanët shpresojnë të festojnë.

Kosova sonte do të përballet me Danimarkën nga ora 19:00, në sfidën parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës pësuan nga Norvegjia në udhëtim me rezultat 86:77, ndërsa shpresojnë në rezultat pozitiv përballë danezëve, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë, pasi kundërshtari është i fortë, dhe i renditur në vendin e 55-të në botë.

Kjo është hera e parë që përballen Kosova dhe Danimarka, që garojnë në Grupin C, ku vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese, kualifikohen në xhiron e dytë të parakualifikimeve.

Për shkak të masave anti-Covid në Kosovë, lejohen vetëm 10 % e tifozëve në palestër, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit dhe të mbajnë maska.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” pas dy vjetësh rikthehen në palestër, që i kanë munguar shumë basketbollistëve.

Basketbollistët e Kosovës të shtunën janë stërvitur në Prishtinë, pas ardhjes nga Norvegjia, ku atmosfera ishte shumë e mirë dhe shpresohet në rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat