Fitore e lehtë për Yllin

Basketboll

Fitore e lehtë për Yllin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:19
Fitore e lehtë për Yllin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 111:74 (33:17, 28:19, 32:12, 18:26), në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët e Kosovës e filluan shumë mirë, duke dominuar nga fillimi i ndeshjes. Ata ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë që e fituan 33:17. Therandasit vazhduan me lojë të mirë, për të kontrolluar në tërësi ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë në 27 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 61:36.

Vendasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 46 pikë, 93:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 93:48. Fitorja ishte siguruar dhe dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me Yllin që triumfoi në fund me rezultat 111:74. Ylli ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Drita 12 humbje në 12 ndeshje.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 24 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime, Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e 12 kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat