​Baskteboll/ Golden Eagle Ylli vazhdon kryesimin e Superligës

Basketboll

​Baskteboll/ Golden Eagle Ylli vazhdon kryesimin e Superligës

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Artmotion Superliga e Kosovës në basketboll po ofron një garë shumë interesante dhe ndeshje spektakolare derisa lufta për titullin kampion është shumë e nxehtë.

Tashmë kur ky edicion ka arritur deri në xhiron e 13-të (jo e kompletuar), vendin e parë e mban skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli që kryeson me 22 pikë me nëntë fitore dhe katër humbje.

Në pozitën e dytë renditet Trepça me 20 pikë, derisa ka regjistruar nëntë fitore dhe dy humbje (pra ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se sa Ylli).

Vendi i tretë i takon Sigal Prishtinës që pas gjashtë fitoreve dhe gjashtë humbjeve ka mbledhur 18 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës renditen Prizreni-16 me 17 pikë, Peja me 18, Bashkimi me 17, Rahoveci me 15 dhe në fund është Rc Cola Drita me 12 pikë pas 12 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat