Shqipërisë i besohet tjetër ngjarje e FIBA-s

Basketboll

Shqipërisë i besohet tjetër ngjarje e FIBA-s

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Shqipërisë i besohet tjetër ngjarje e FIBA-s

Për herë të tretë gjatë këtyre viteve të fundit Shqipëria do të presë një tjetër aktivitet të rëndësishëm të FIBA-s në basketboll.

Institucioni më i lartë i basketbollit europian i ka besuar Federatës Shqiptare të Basketbolli organizimin e një tjetër evenimenti në sektorin e moshave, teksa verën e ardhshme vendi ynë do të presë ndeshjet e Divizionit C për moshat U-16 te vajzat.

Kompeticioni do të mbahet nga data 12 deri më 17 korrik 2022 në qytetin e Korçës. Lajmin e ka dhënë vetë FSHB-ja me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku ndër të tjera shkruan:

“Gjeografia e aktiviteteve po shtrihet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar, në emër të promovimit dhe zhvillimit të basketbollit në çdo cep të Shqipërisë!

Besimi i dhënë nga FIBA, eksperienca në organizim, falënderimet dhe motivimi nga federatat kombëtare në adresë të FSHB-së, e kanë bërë hartën basketbollistike shqiptare një atraksion të traditës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat