Fetahu: Kjo ishte hera e parë që Kosova A mori pjesë në garat ndërkombëtare

Basketboll

Fetahu: Kjo ishte hera e parë që Kosova A mori pjesë në garat ndërkombëtare

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Fetahu i falënderon për angazhim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar një koktej me stafin dhe basketbollistët/et e Përfaqësueses A.

Në këtë kotej, FBK ju ka dhuruar edhe nga një dhuratë për secilin nga stafin dhe basketbollistët/et e Kosovës dhe u ka uruar festat e fundvitit, me shpresë se, sukseset do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, duke folur para të pranishmëve është shprehur i kënaqur me sukseset që Përfaqësuesja A e femrave kishte në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, ku vashat tona debutuan, duke u stolisur me medaljen e bronztë.

“Kjo ishte hera e parë që Kosova A mori pjesë në garat ndërkombëtare dhe medalja e parë në garat ndërkombëtare. Shpresojmë se do të vazhdojmë me suksese”, u shpreh Fetahu.

Në anën tjetër, kryetari i FBK-së, falënderoi basketbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Danimarkës, ku theksoi se ky është një fillim shpresëdhënës për një kampanjë të suksesshme në parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025. Ai shtoi se, është i bindur që angazhimi nuk do të mungoj as në ndeshjen e ardhshme ndaj Norvegjisë (Shkurt 2022) dhe fitorja ndaj danezëve ishte një dëshmi që mund t’i mposhtim Kombëtaret e mëdha në Prishtinë.

I pari i basketbollit të Kosovës nënvizoi edhe punën e stafit të FBK-së që punon vazhdimisht që basketbollistët/et e Kosovës të kenë kushte optimale për të qenë sa më profesional dhe për të pasur suksese në garat ndërkombëtare.

Fetahu u uroi festat, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat