Irving shkëlqen në debutim ndaj Indianas

Basketboll

Irving shkëlqen në debutim ndaj Indianas

Më: 6 janar 2022 Në ora: 08:19
Kyrie Irving

Basketbollisti Kyrie Irving është rikthyer. Pasi iu bashkua Brooklyn Nets para disa ditëve në stërvitje, Irving bëri debutimin për këtë sezon në fitoren ndaj Indiana 121 – 129.

Ish ylli i Celtics zhvilloi 32 minuta, ku kishte ngritje e zbritje, mirëpo vazhdoi të tregonte kualitetin e lartë.

Në çerekun e parë, bëri disa humbje dhe nuk arriti të shënonte asnjë herë, por pastaj nisi të rikthente formën dhe shënoi disa pikë të rëndësishme në minutat e fundit.

Irving përfundoi këtë takim me 22 pikë, ku shtoi katër asistime, tre rebounds dhe tre topa të vjedhura që i ndihmuan skuadrës të shkoi +16.

Ndeshja e radhës që Nets do zhvillojnë është kundër Portland, por do zhvillohet të hënën, shkaku që është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat