Telashe për Brooklynin

Basketboll

Telashe për Brooklynin

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:22
Telashe për Brooklynin

Basketbollisti Kevin Durant do të mungojë deri në 6 javë për skuadrën e Brooklyn Nets. Ylli i NBA-së u dëmtua dy ditë më parë në ndeshjen ndaj New Orleans dhe gjatë 48 orëve të fundit ka kryer një sërë analizash mjekësore.

Ai është dëmtuar në gjurin e majtë dhe mjekët kanë evidentuar një ndrydhje të kolaterialit medial.

Stafi mjekësor i Nets u shpreh se lojtari do të mungojë nga 4 deri në 6 javë, duke munguar deri në 14 ndeshje.

Durant është lider i këtij ekipi, ndaj mungesa e tij do të jetë e rëndësishme. Për fat të mirë, Brooklyn do të luajë 11 ndeshje jashtë fushe gjatë kësaj periudhe, çka do të ndihmojë aktivizimin e Kyrie Irving (nuk luan në takimet brenda, i pavaksinuar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat