Giannis mposht edhe rivalët e Chicagos

Basketboll

Giannis mposht edhe rivalët e Chicagos

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:15
Giannis mposht edhe rivalët e Chicago

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks fitoi 94-90 ndaj Chicago, sfidës mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA. Sfidë me rivalitet dhe emocione, ku për Bucks u dallua Antetokounmpo, autor i 30 pikëve e 12 rebound. Mirë u paraqit për Bulls i zakonshmi DeRozan me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Memphis ngjitet në vendin e tretë në Perëndim pas fitores 122-118 në fushën e Denver, në një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet. Ja Morant me 38 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë, 11 rebound e 12 asist të Jokic për teksanët (realizoi një triple double).

Vijon sezoni me hope i Lakers, që fituan 116-105 në fushën e Orlando, ndeshje ku për kalifornianët u dallua LeBron James me 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi 117-102 San Antonio, me Harden që realizoi një “triple double” (37 pikë, 10 rebound, 11 asist). Ndërsa Golden State, falë 22 pikëve të Curry, mundi 105-103 Houston.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Oklahoma, 121-98

Orlando – Lakers, 105-116

Philadelphia – Clippers, 101-102

Atlanta – Miami, 110-108

Boston – Portland, 105-109

Milwaukee – Chicago, 94-90

Washington – Toronto, 105-109

San Antonio – Brooklyn, 102-117

Denver – Memphis, 118-122

Utah Jazz – Detroit, 111-101

Golden State – Houston, 105-103

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat