Phoenix Suns, vazhdon të jetë skuadra më e mirë në NBA

Basketboll

Phoenix Suns, vazhdon të jetë skuadra më e mirë në NBA

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:49
Phoenix Suns

Skuadra e Phoenix Suns vijon të jetë skuadra më e mirë e NBA-së, duke fituar së fundit edhe ndaj Juta Xhazit me rezultatin 115-109. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku për Feniks u dallua i zakonshmi Kevin Buker me 33 pikë, mbështetur edhe nga Kris Poll me 27 pikë e 14 asiste.

Fitore në sekondat e fundit shënoi Klivlendi, që mundi 95-93 Nju Jorkun, sfidë ku diferencën në parket e bëri Lov, me 20 pikë e 11 kërcime. Çikago vijon të jetë në garë për kreun në Konferencën e Lindjes, duke fituar 111-110 ndaj Oklahoma. Tri lojtarë të Çikago Bulls realizuan mbi 20 pikë.

Vuçeviç ishte më i miri me 26 pikë e 15 kërcime, mbështetur edhe nga Dosunmu me 24 pikë e LaVine me 23 pikë.

Skuadra e Nju Orlinsit, falë 25 pikëve të Grahamit, triumfoi 117-113 ndaj Indiana Pejsersit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat