FBK i emëron përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Basketboll

FBK i emëron përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:06
FBK i emëron përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 03.02.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

1. I ka miratuar Raportet e Punës dhe ato Financiare të muajit Janar;

2. E ka miratuar sistemin e garave në basketbollin 3x3 në FBK;

3. E ka miratuar kërkesën për mbështetje financiare të FIBA3x3 Challenger që do të organizohet nga 3x3 Prishtina;

4. E ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si Drejtor i Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës;

5. I ka emëruar përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës:

U20 Femrat: Furkan Saglik - Përzgjedhës dhe Emrah Karatas – ndihmëstrajner;

U20 Meshkujt - Dritëro Sefaja - Përzgjedhës dhe Dion Pllana – ndihmëstrajner;

U18: Ilir Selmani - Përzgjedhës dhe Donat Musa – ndihmëstrajner;

U16: Valentin Spaqi - Përzgjedhës dhe Driton Obërtinca - ndihmëstrajner.

6. Ka vendosur që Kuvendi i Rregullt i FBK-së të mbahet më 24 Mars në Prishtinë;

7. E ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën UNIKE;

8. Ka vendosur që Workshop-i i Klubeve në organizim të FIBA-s dhe FBK-së të organizohet më 26 e 27 Shkurt në Prishtinë;

9. Ka vendosur që drafti i Jr NBA të mbahet më 23/24 Shkurt në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat