James kthehet

Basketboll

James kthehet

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:14
James kthehet

Los Angeles Lakers dhe New York Knicks kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në Crypto Arena të Los Angelesit.

Skuadra vendase ka fituar vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 111:111.

Lakers në fund arritën të triumfojnë me shtatë pikë diferencë 122:115 në një ndeshje ku bën rikthim të madh pasi ishin pas dy çerekëve të parë në disavantazh prej 21 pikëve.

LeBron James që u rikthye nga lëndimi ishte më efikasi me 29 pikë, 13 kërcime e 10 asistime duke kompletuar një ‘Triple-Double’.

Me pikë të njëjta sa James kontribuoi edhe Malik Monk, pasi përveç 29 pikëve shtoi edhe dy asistime.

Lojë fantastike shfaqi edhe Anthony Davis me 28 pikë, 17 kërcime e tri asistime.

Tek skuadra mysafire më efikasit ishin Barret me 36 pikë, derisa Julius Randle kontribuoi me 32 pikë e 16 kërcime, por pa qenë të mjaftueshme për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat