James e humbi përballjen

Basketboll

James e humbi përballjen

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:03
James e humbi përballjen

Kampionët e Milwaukee Bucks fituan sot 131-116 në fushën e Lakers, një ndeshje e dominuar nga miqtë, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Antetokounmpo ishte magjik në parket, autor i 44 pikëve e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e LeBron James.

Humbet edhe ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippers, që u mund 135-109 nga Memphis, që ngjitet i treti në Perëndim.

Ja Morant me 30 pikë e Jackson me 26 pikë ishin më të mirët për Memphis. Vijon kriza e Brooklyn, që psoi humbjen e nëntë radhazi në kampionat.

Nets u mundën në fushën e tyre 126-91 nga Boston (Brown e Smart 22 pikë secili).

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që sot fitoi 114-109 ndaj Philadelphia (Booker 35 pikë), ndërsa Dallas fitoi 116-86 ndaj Detroit, falë 33 pikëve e 11 asist të Luka Doncic, më i miri në fushë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Phoenix, 109-114

Atlanta – Indiana, 133-112

Brooklyn – Boston, 91-126

Memphis – Clippers, 135-109

New Orleans – Houston, 110-97

Dallas – Detroit, 116-86

Denver – New York, 132-115

Lakers – Milwaukee, 116-131

Portland – Orlando, 95-113

Sacramento – Minnesota, 114-131

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat