Ylli-Drita, kampionët presin kualifikimin për gjysmëfinale

Basketboll

Ylli-Drita, kampionët presin kualifikimin për gjysmëfinale

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:57
Ylli-Drita, kampionët presin kualifikimin për gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli dhe Drita është sfida e tretë çerekfinale në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka. Pas Trepçës dhe Pejës, edhe kampionët e Kosovës shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale, pasi janë në liderë në elitë, ndërsa gjilanasit janë në vendin e fundit.

Therandasit në Art Motion Superligë kanë 15 fitore e katër humbje, ndërsa bardhekaltrit 19 humbje në 19 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme që nuk ka shënuar fitore në këtë edicion të garave.

Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike, ndërsa ka fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare, duke shpresuar se do të fitojë edhe Kupën, një trofe që i mungon, kurse gjilanasit me shumë probleme, do ta kenë vështirë të kalojnë tutje.

Në këtë edicion janë ndeshur tri herë dhe në të gjitha takimet fitore shënuan therandasit, 71:106, 111:74 dhe 65:100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat