LeBron James dhe Kevin Durant zgjedhin lojtarët e tyre

Basketboll

LeBron James dhe Kevin Durant zgjedhin lojtarët e tyre

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:04
LeBron James dhe Kevin Durant zgjedhin lojtarët e tyre

Kemi ardhur në ditët finale para ndeshjes më të madhe të vitit në NBA, që është ajo e All-Star.

Tanimë dy kapitenët, LeBron James nga Konferenca e Perëndimit dhe Kevin Durant nga ajo e Lindjes kanë zgjedhur lojtarët që do t’i kenë në ekipet e tyre.

I pari që ka zgjedhur ka qenë LeBron James duke pasur më shumë vota dhe në ekipin e tij ka marrë grekun Giannis Antetokounmpo, derisa Kevin Durant mori qendrën Joel Embiid.

Përveç James e Giannis, në Team LeBron do të jenë edhe Stephen Curry, DeMar DeRozan dhe Nikola Jokic.

Ndërkohë tek Team Durant, përveç kapitenit janë edhe Joel Embiid, Ja Morant, Jayson Tatum, Trae Young dhe Andrew Wiggins.

Dy kapitenët kanë zgjedhur edhe nga gjashtë basketbollistë rezervistë.

I pari që bëri zgjedhjen për lojtarët rezervë ishte Kevin Durant që në ekipin e tij ka marrë LaMelo Ball, Devin Booker, Rudy Gobert, Zach LaVine, Khris Middleton, Dejounte Murray dhe Karl Anthony Towns.

Në anën tjetër LeBron James ka marrë për bankën rezervë emra si Jimmy Butler, Luka Doncic, Darius Garland, James Harden, Donovan Mitchell, Chris Paul e Fred VanVleet.

NBA All Star do të zhvillohet më 20 shkurt në Clevelaand me fillim nga ora 00:30 me kohën tonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat